FIFA ka zbuluar formacionin e saj më të mirë për vitin 2019 dhe sigurisht në të nuk mund të mungonin “yjet” botërorë Cristiano dhe Messi. Ky formacion është ëndërr për shumë ekipe padyshim.
Formacioni me skemën 4-3-3 plotësohet në sulm nga Kylian Mbappe. Klubi më i përfaqësuar është Real Madrid me 4 futbollistë, ku ndër ta edhe Luka Modric, fituesi i “Topit të Artë”.
Sa i përket Kombëtareve, kryeson Franca me tre elementë, e ndjekur nga Spanja me 2, ndërsa Brasili, Kroacia, Belgjika, Argjentina, Holanda dhe Portugalia kanë nga një përfaqësues.









25 Feb 2026 





