INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘U kaloi jeta para syve!’ Moderatorët e njohur pësojnë aksident me makinë! [VIDEO]

‘U kaloi jeta para syve!’ Moderatorët e njohur pësojnë aksident me makinë! [VIDEO]

Publikuar më: 21:36 27-12-2019

Tashmë vlogjet janë kthyer në një prej trendeve në rritje tek të famshmit jo vetëm të huaj por dhe ata shqiptarë. Videot e publikuara në youtube janë kthyer në një mënyrë komunikimi me të afërt mes VIP-ave dhe ndjekësve të tyre të cilët duan të mësojnë më shumë për ta përtej ekranit të televizionit. Se fundmi dhe moderatori i njohur Flor Gjini ka publikuar vlogun e tij të parë në të cilin duket se gjërat nuk paskan shkuar dhe aq vaj. Në një udhëtim me bashkëmoderatorët e së Dielles, Fjoralba Ponari, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani është përfshirë ne një aksident, i cili ndonëse jo shumë serioz i ka trembur moderatorët e mes gjithë ankthit mund të shihni dhe hilaritet në përballimin e situatës. Momentin e aksidentit e shihni në videon më poshtë!

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326