INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U infektua me COVID-19, zbulohet gjendja shëndetësore e Ronaldos, reagon Georgina: Ti je inspirimi im…

U infektua me COVID-19, zbulohet gjendja shëndetësore e Ronaldos, reagon Georgina: Ti je inspirimi im…

Publikuar më: 20:31 13-10-2020

Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pasi ka kryer tamponin. Lajmin e ka dhënë vetë federata portugeze. Sipas tyre futbollisti është mirë dhe nuk ka asnjë simptomë. Testit i është nënshtruar e gjithë skuadra portugeze, por vetëm Ronaldo ka rezultuar pozitiv. Ai është izoluar dhe nuk do mundet të luajë në ndeshjen e së mërkurës përballë Suedisë. Ditët e fundit ai ka qenë në kontakt me shumë njerëz, pasi ka luajtur dy ndeshje me ekipin e Portugalisë për UEFA Nations League, ndërsa dje publikoi një foto me të gjithë skuadrën në një tryezë.

Ndërkohë partnerja e portugezit, Georgina Rodriguez nuk është shqetësuar nga gjendja e lojtarit, por ka reaguar menjëherë në rrjetin social Instagram. Ajo ka publikuar një Story, ku Ronaldo shihet i zhveshur dhe në shtrat, duke i shprehur mbështetje dhe dashuri: “Je frymëzimi im.”

auto_-640-0-5f85c620d669c1602605332.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373