INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshi tani! Ndahen përfundimisht Fero dhe Arbenita? Modelja habit me deklaratën e saj: Më mirë vetëm, sesa me…[FOTO]

U fshi tani! Ndahen përfundimisht Fero dhe Arbenita? Modelja habit me deklaratën e saj: Më mirë vetëm, sesa me…[FOTO]

Publikuar më: 12:06 19-04-2020

Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar dhe shpesh herë kanë qenë në qendër të mediave rozë. Kjo për faktin se janë përfolur disa herë një ndarje, mirëpo kanë rezultuar thjesht thashetheme ose le ta pranojmë që jo pak herë ato “ndarje” ishin të skenuara nga reperi i talentuar.

Pavarësisht gjithçkaje, çifti në fjalë janë dukur shumë të lumtur bashkë dhe këtë na e kanë treguar me postime dhe dedikime të ndryshme në rrjetet sociale, sa kanë shkuar deri aty ku e quajnë njëri-tjetrin “burrë e grua”.

Mirëpo një postim i fundit i modeles bukuroshe i habiti fansat e tyre.

“Është më mirë të jesh vetëm, sesa të kesh dikë që është pjesërisht aty, ose nuk dëshiron të jetë aty.”- thuhet në postimin e Arbenitës në Instastory.

arbo.png

 

Fero, s’ka reaguar ende, por një tjetër detaj që habiti fansat, është fakti që ata nuk ndiqen më në Instagram. Të jenë ndarë përfundimisht, apo mos është ndonjë lojë tjetër?

fg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617