INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshi tani! Donaldi tha se është BEQAR, Bora Zemani bën reagimin që s’pritej, ja si e ironizoi!

U fshi tani! Donaldi tha se është BEQAR, Bora Zemani bën reagimin që s’pritej, ja si e ironizoi!

Publikuar më: 11:30 25-11-2021

Ardhja e Meridianit dhe Antonelës brenda shtëpisë së BBVIP çuan në krisjen e parë Semi-Donaldi dhe shkak ishte Bora Zemani. Ishin banorët e rinj, të cilët i dhanë indicie Donaldit se jashtë shtëpisë po njihet si i dashuri i Borës, gjë e cila solli në deklaratën e fortë se ai ishte beqar, i vetëm dhe jo në një lidhje.

Bora Zemani ka reaguar sot në rrjetin social Instagram rreth Semit dhe Donaldit. Gjatë spektaklit të djeshëm u diskutua se pse Semi ndërhyn në marrëdhënien e tyre, si edhe ku qëndron Donaldi në raport me Borën.

Duke qenë se Bora ka marrë mjaft mesazhe ajo vendosi të flasë e të tregojë qëndrimin e saj, madje në fund të videos ka “ironizuar” fjalët e Donaldit, i cili nuk është i sigurt se “nuk e di ai se ç’po ndodh jashtë”:

“Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar mirë sesa e dua Semin dhe e njoh shumë shumë mirë, ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime për kaq shumë vite dhe mendoj se gjërat kryesore, që e kanë ruajtur shoqërinë tonë kanë qenë: besimi, ai lloj besimi që vërtetë e vëmë dorën në zjarr për njëra-tjetrën, protektiviteti, diçka që të tjerë e konsiderojnë si të keqe, por unë mendoj se ka qenë nga arsyet që e kanë ruajtur shoqërinë tonë se kemi qenë mbrojtëse ndaj njëra-tjetrës dhe tjetra që e kemi pranuar njëra-tjetrën ashtu siç jemi, pa u munduar fare ta ndryshojmë njëra-tjetrën.
Unë e kam pranuar Semin ashtu siç është, ndonjëherë flet më shumë seç duhet, bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet ose të mbron më shumë seç duhet. Po nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllim negativ, përkundrazi. E sot jam shumë e lumtur dhe shumë krenare, që më është mbushur Instagrami me vajza që më shkruajnë sa do doja dhe unë të kisha një shoqe si Semi, por jo Semin e dua për vete…
Sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim (tregon varësen dhuratë nga Donaldi), pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshtapo mbaj ndonjë qëndrim tjetër, ku i dihet, ku e dimë ne se ç’ndodh jashtë.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719