INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U frymëzua nga filmi, Kim Jong-un hedh gjeneralin në një akuarium me piranja

U frymëzua nga filmi, Kim Jong-un hedh gjeneralin në një akuarium me piranja

Publikuar më: 16:02 09-06-2019

Lideri koreano-verior Kim Jong-un ka ekzektuar një prej gjeneralëve të tij duke e hedhur në një akuarium të mbushur me peshq mishngrënës të llojit piranja.

Mediat e huaja kanë raportuar se Kim Jong-Un ka urdhëruar këtë fund për gjeneralin, pasi e akuzonte se po komplotonte një goditje të papritur pas krahëve të tij.

Në njërën prej ndërtesave presidenciale mësohet se ai ka ndërtuar një akuarium të madh ku ndodheshin me mijëra lloje piranjash të importuara nga Brazili.

Thuhet se lideri koreano-verior është frymëzuar për këtë mënyrë të eliminimit të armiqëve të tij nga filmi James Bond, i vitit 1977 ‘The Spy Ëho Loved Me’.

Antagonisti i Bond në këtë film i vriste kundërshtarët duke i hedhur në një akuarium të mbushur me peshkaqenë.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322