INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U eleminua nga Big Brother, ish-banores si del inati me opinionistet: Dhunuesen e mbajtën brenda

U eleminua nga Big Brother, ish-banores si del inati me opinionistet: Dhunuesen e mbajtën brenda

Publikuar më: 10:29 29-12-2025

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Shkurta Haxhiu, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas eliminimit të saj nga gara, duke hedhur akuza ndaj opinionisteve Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.

Përmes një postimi në Instagram, Shkurta ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me përplasjet dhe akuzat për dhunë.

“Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë, si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën. Por nuk i shpëtova ‘zarf-it të zi’ nga produksioni. Dhunuesen e mbajtën brenda, ndersa njé njeri qe nuk ka lënduar asnjeher askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua,” ka shkruar ajo.

Shkurta gjithashtu ka theksuar se opinionistet kanë dhënë deklarata pa një analizë të plotë. Sipas saj, ato kanë marrë rolin e “avokates”, duke përdorur gjuhë të ashpër dhe duke e cilësuar sjelljen e saj si dhunë.

 

katte.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018320083618164