INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dënua me 25 vite burg në 2005, ekstradohet nga Interpol 48 vjeçari

U dënua me 25 vite burg në 2005, ekstradohet nga Interpol 48 vjeçari

Publikuar më: 09:59 07-09-2016

Vrau me dashje më shumë se 10 vite më parë, ekstradohet në shqipëri 48 vjeçari Ndok Gjeka. Interpoli i ka dorëzuar drejtësisë shqiptare 48 vjeçari nga Lezha mëngjesin e kësaj të mërkure. Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga policia e shtetit është bërë publik ekstradimi, ndërsa thuhet se 48 vjeçari Ndok Gjeka është dënuar me 25 vite burg në vitin 2005 me akuzën e vrasjes me dashje.
Njoftimi i Policisë se Shetetit:
“Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
Ndok GJEKA, 48 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.13, datë 11.03.2005 ka lënë në fuqi Vendimin nr.1, datë 10.01.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, duke e dënuar shtetasin Ndok GJEKA me 25 vjet në burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78, 25, 88, 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tone”.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709