INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzua për KORRUPSION, lirohet nga burgu ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika

U akuzua për KORRUPSION, lirohet nga burgu ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika

Publikuar më: 16:09 23-11-2018

Është liruar nga burgu ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika.

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Xhikën, ai do të hetohet në gjendje të lirë.

Pak ditë më parë për Xhika u akuza për korrupsion në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan. Ndaj tij tashmë rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku u akuzuan për abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604