INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëndimet në protestë, Hajdari: S’duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes

Lëndimet në protestë, Hajdari: S’duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes

Publikuar më: 16:17 23-11-2018

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka një kërkesë jo vetëm për policinë dhe protestuesit por dhe për politikanët lidhur me protestën e dhunshme që u zhvillua një ditë më parë përpara Parlamentit.

Në një shkrim postuar në faqen e saj në Facebook, Hajdari shprehet se, çdo akt dhune është akt kriminal.“Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes”, shkruan deputetja.


Hajdari në vijim kërkon distancim nga dhuna, ndërsa shton se gjuha e arsyes duhet të prevalojë. “Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë policë, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës”, shprehet Hajdari.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879