INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzua për korrupsion dhe që kërkonte favore seksuale, jep dorëheqjen pedagogu i njohur si ''Il Padrino''! [FOTO]

U akuzua për korrupsion dhe që kërkonte favore seksuale, jep dorëheqjen pedagogu i njohur si ''Il Padrino''! [FOTO]

Publikuar më: 23:58 12-12-2018

Një ndër kërkesat kryesore të studentëve gjatë protestave përpara Ministrisë së Arsimit, ishte edhe vetting për pedagogët e Universiteteve! Duket se një ndër profesorët, emri i së cilëve është përmendur edhe gjatë 8 ditëve të protestës për korrupsion, ka dhënë dorëheqjen.

Studentët janë entuziazmuar pasi në mbrëmje atyre ju është komunikuar dorëheqja e pedagogut të Universitetit Politeknik, Thanas Nushi.

Emri dhe fotoja e këtij pedagogu është nxjerrë nga studentët në pankartat e tyre para MASR dhe ai cilësohej si “Il Padrino”, ndërsa akuzohej edhe se kërkonte favore seksuale nga vajzat në këmbim të notës.

Në pankartën ikonike kundër pedagogut Thanas Nushi shkruhej “ti vajzë do e marrësh provimin kur ta shohësh tavanin me mua”, duke nxjerrë në pah një nga anët e errëta të tij.

Thanas Nushi mësohet se ka dhënë dorëheqjen, pas mbledhjeve pedagog-student që janë zhvilluar mbrëmjen e sotme në fakultetin e Arkitekturës dhe atë të Ekonomikut.

ft.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727