INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tyga komenton fejesën e Blac Chyna dhe Rob Kardashian

Tyga komenton fejesën e Blac Chyna dhe Rob Kardashian

Publikuar më: 12:55 06-04-2016

Ndërsa klani Kardashian, duket se është shokuar nga fejesa e Rob Kardashian me Blac Chyna, është dikush që ka vendosur të mos heshtë,  ish-i  i Chyna dhe babai i fëmijës së saj, reperi Tyga, i cili është në lidhje me Kylie Jenner.

Ai e theu heshtjen e tij të martën me një seri  tweet-esh ku shprehej  i  lumtur që po shihte mamanë e djalit të tij më në fund  të kishte gjetur lumturinë edhe pse me vëllain e vogël  të së dashurës së tij aktuale.  26 vjeçari, duket  t’iu jetë përgjigjur fansave në Twitter të cilët spekulonin në lidhje me pemën familjare të familjes Kardashians, pas shpalljes së fejesës.

 Një përdoruese e Twitter-it ka shkruar: “King Cairo (djali i Blac dhe Tyga) po përpiqet të kuptojë nëse duhet ta thërrasë Blac Chyna-n  Teta  apo Mama".  Në përgjigjie të kësaj, Tyga shkruajti: “Të gjithë meritojnë të jenë të lumtur. Çfarë bën dikush për ta arritur lumturinë, nuk është problemi im për sa kohë që kjo nuk ndërhyn në lumturinë time. Të shoh nënën e djalit tim të lumtur, më bën edhe mua të lumtur”, tha ai para se të mbronte djalin e tij 3-vjeçar. “Shqetësimi  im i vetëm në këtë situatë është djali im. Unë dua që ai të rritet në një mjedis të lumtur. Ai është i pafajshëm në gjithë këtë situatë dhe dua që të ndjehet mirë dhe të ketë sa më shumë dashuri. Vetëm një zemër djallëzore do të tregohej negative ndaj një fëmije duke bërë shaka me situatën e dalë jashtë kontrollit. Jepni edhe ju bekimet tuaja dhe mjaft urryet të miat”, përfundoi ai.

Tyga dhe Blac Chyna janë frekuentuar nga 2011- 2014 dhe kanë një djalë së bashku. Reperi ka konfirmuar vitin e kaluar marrëdhënien me Kylie Jenner ndërsa Rob dhe Chyna e zbuluan të tyren vetëm në fillim të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059