INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana: Babai im, krenaria e një gjenerate të tërë

Lorik Cana: Babai im, krenaria e një gjenerate të tërë

Publikuar më: 14:57 06-04-2016

Kapiteni  i Kombëtares, Lorik Cana, na prezanton me kapitenin e jetës së tij… babain.

Agim Cana është një emër që tingëllon ndoshta jo shumë i njohur për brezat aktualë, por që thotë shumë për futbollin e viteve ’80-të, kohë kur Prishtina ishte në kulmin e suksesit në futboll. Ka qenë pikërisht ish-mesfushori i njohur që e ka frymëzuar të birin për të ndërtuar karrierën sportive që ka sot duke i qëndruar pranë edhe në rolin e menaxherit.

“Babi im dhe krenaria e një gjenerete të tërë”, shprehet futbollisti me krenari  për foton e postuar në Instagram  vetëm pak çaste më parë. Baba dhe bir duket se kanë një lidhje të fortë mes tyre  edhe për faktin se 33 vjecari , është djali i fundit/ gëzimi i fundit familjar. Fotoja sigurisht që nuk lë shumë vend për të komentuar se Agim Cana ka qenë një nga preferencat e femrave për kohën kurse ne zbuluam se nga e kanë prejardhjen genet e mira të futbollistit të Kombëtares.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711