INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tyga histori e shkuar, Kylie gjen të dashur të ri

Tyga histori e shkuar, Kylie gjen të dashur të ri

Publikuar më: 14:00 18-05-2016

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj që kur  bukuroshja Jenner i dha fund lidhjes një vjeçare me reperin Tyga, duket se ajo nuk e ka të vështirë ta harrojë ish-in.

18 vjeçarja thuhet se tashmë është në krahët e një tjetër djaloshi . Ai është reperi kanadez  PartyNextDoor, 22 vjeçari  Jahron Anthony  Brathwaite. Miqësia e tyre e ngushtë e dy të rinjve  gjatë viteve duket se ka kaluar në dashuri, madje kjo dashuri mes tyre  vetëm sa është rritur pas ndarjes së Kylie-t nga  reperi 26 vjeçar.

Duket se ky i fundit ia ka rrëmbyer menjëherë zemrën Kylie-t e cila është shprehur se as ajo vetë nuk e di sesi ka humbur kohë me Tyga-n. Madje edhe familja e 18 vjeçares e ka mbështetur në zgjedhjen që ajo ka bërë. Cifti ri ka filluar ta “promovojë lidhjen” që tani nëpërmjet instagramit teksa krahasonin orët e tyre Rolex të mbuluara me diamantë.

 Ndërsa Tyga? Ai vazhdon të shijojë jetën prej beqari. 

Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787