INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TYGA bën deklaratën e papritur për Kylie Jenner, por ''masakrohet'' në rrjet, ja çfarë ka thënë [FOTO]

TYGA bën deklaratën e papritur për Kylie Jenner, por ''masakrohet'' në rrjet, ja çfarë ka thënë [FOTO]

Publikuar më: 15:03 31-08-2018

Tyga është një ndër reperat më në zë në Amerikë dhe jo vetëm. Por përveç disa hiteve që i ka dhuruar publikut, Tyka është përfolur shumë edhe për lidhjen e tij me një nga femrat më me ndikin më botë, pikërisht Kylie Jenner. Ata qëndruan për rreth 2 vite bashkë, por më pas u ndanë dhe Kylie lindi një vajzë me reperin Travis Scott. Stormi ishte një mollë sherri për ish-çiftin në fjalë, pasi Tyga pretendonte se ishte i ati, por që doli e kundërta.

Mirëpo së fundmi Tyga i ka habitur të gjithë pasi mendon se ka meritat për suksesin e Kylie Jenner.

Tyga shkoi në shfaqjen e “Nicky Minaj Queen Radio shoë”, ku tha shumë gjëra pavarësisht grindjeve të fundit që ka pasur mes Nicky-t dhe Kylie-t.

“Ajo gjithmonë ka pasur një platformë dhe gjithmonë ajo ishte e destinuar të ishte ajo që donte të ishte, por kur hyra unë ajo mësoi shumë kode të reja. Ishte sikur, mund ta bësh këtë, duhet të fillosh këtë, duhet të fillosh t’iu bësh flokët si kjo”, tha Tyga duke i habitur të gjithë.

Tyga pretendoi gjithashtu se ndikoi edhe në suksesin e Kylie-t tek marka e saj e buzëkuqve “Lip Kits”.

Nuk kam nevojë të shkojë onilne dhe t’iu tregojë njerëzve që kam bërë këtë dhe unë jam ai që e ndihmon atë të dal me këto ngjyra dhe emra. Janë shumë gjëra”,u shpreh Tyga.

Mirëpo pas këtyre deklaratave të Tyga-s i gjithë rrjeti ka shpërthyer dhe të gjithë po e masakrojnë për faktin që ai merr pa të drejtë meritat e Kylie-t.

tajr.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0023469924926758