INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TV holandez: Ja rruga dhe pagesat e emigrantëve nga Shqipëria

TV holandez: Ja rruga dhe pagesat e emigrantëve nga Shqipëria

Publikuar më: 19:03 20-03-2016

Një ndër ngjarjet më të përfolura në Europë e në rajon është çeshtja e emigrantëve të cilët tentojnë të kalojnë në zonen Shengen përmes disa rruge-kalimeve. Një ndër rrugët e mundshmë është kalimi nga Greqia, përmes Shqipërise dhe detit në Itali.

Sipas një reportazhi të televizionit publik holandez, vitin e kaluar 300 klandestinë kanë kaluar përmes Shqiperisë, por kryesisht sirianët janë kapur nga policia.

një nga emigrantët e pyetur u përgjigj se i kanë ofruar rrugën nga Shqipëria drejt Italisë, por ekzistojnë ende rrugë nga Maqedonia. Rruga për të kaluar kushton rreth 800 Euro, por shkon edhe deri në 1500 Euro.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ishte pjesë e këtij reportazhi i cili deklaroi : “Unë kam dyshime për kapacitetet e qeverise, për të ruajtur shtetin e se drejtës në ketë vend. Kjo vlen më tepër për mundësitë e tyre për të luftuar trafikimin njerëzor.
Ky është një moment ku Shqipëria duhet të koordinohet mirë me partneret tonë ndërkombëtarë, si NATO, BE dhe Presidenca Holandeze”.

Basha gjithashtu shtoi se : “nuk do të ndërtojmë murë, por as nuk do të hapim kufinjtë”.

Në emision u shfaqën disa pamje ku tregohet mënyra e kalimit nga Shqipëria drejt Italisë. Kjo e realizuar me disa pamje të policisë italiane me skafe të nisura nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928