INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyra e emigracionit në Angli kontrolle bizneseve. Kthen në Shqipëri emigrantët e paligjshëm

Zyra e emigracionit në Angli kontrolle bizneseve. Kthen në Shqipëri emigrantët e paligjshëm

Publikuar më: 17:35 04-10-2017

Anglia po lufton emigrantët e paligjshëm në vend, duke u vendosur gjoba të mëdha bizneseve që tentojnë ti punësojnë ata. I tillë ka qenë rasti i dy emigrantëve shqiptarë, të cilët punonin në restorantin “Square Supper” në qendër të qytetit Ayr. Lokali u kontrollua nga oficerë e emigracionit pasi Zyra e Kontrollit të emigracionit mori një kallëzim. Dy punonjësit shqiptarë, të cilët besohet se kanë hyrë ilegalisht në MB, u ndaluan dhe u përballën me dëbimin nga vendi. Një zëdhënës i Zyrës së Emigracionit tha: "Oficerët e Zbatimit të Emigracionit vizituan restorantin dhe arrestuan dy shqiptarë, të moshës 28 dhe 33 vjeçar, pasi nga kontrollet e bëra rezultoi se ata kishin hyrë ilegalisht në MB”. Të dy u arrestuan në pritje të largimit nga Mbretëria e Bashkuar. "Biznesi u paralajmërua se punëdhënësi mund të dënohet një gjobë financiar deri në 20,000 paund për një punëtor të paligjshëm, me përjashtim të rastit kur nuk sigurohet dëshmi se kanë të drejtë për të punuar. Nëse nuk ofrohet prova, biznesi gjobitet dhe në këtë rast total i gjobës shkonte deri në 40,000 paund. Por në këtë rast ata vetëm e kanë paralajmëruar punëdhënësin.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227