INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia voton për presidentin e ri. Erdogan sfidohet nga një mësues fizike [FOTO]

Turqia voton për presidentin e ri. Erdogan sfidohet nga një mësues fizike [FOTO]

Publikuar më: 10:09 24-06-2018

Turqia voton ditën e sotme për presidentin dhe deputetët e rinj që do drejtojnë vendin në 5-vjeçarin e ardhshëm.

Presidenti aktual Recep Tayip Erdogan kërkon dhe një tjetër mandat nga shtetasit turq.

Në këtë garë ai do të përballet me 5 kandidat të tjerë, por sipas mediave turke kandidati më i fortë është Muharrem Ince, një ish mësues fizike, i cili u propozua nga partia kryesore opozitare.

Presidenti i tanishëm Recep Tayyip Erdoğan është kandidat i përbashkët i Aleancës Popullore, e cila përbëhet nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP).

Erdogan ka shërbyer si president nga viti 2014 dhe është presidenti i parë turk i zgjedhur me votë popullore. Para kësaj, ai shërbeu si kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014.

5219.jpg5402.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672