INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë në Berat. 42-vjeçari mbante të lidhur dhe pa ushqim adoleshentin [FOTO]

E rëndë në Berat. 42-vjeçari mbante të lidhur dhe pa ushqim adoleshentin [FOTO]

Publikuar më: 09:56 24-06-2018

Detaje të reja kanë dal në dritë nga ngjarja e rëndë që është regjistruar një ditë më parë në Berat, ky një 42-vjeçar ka mbajtur peng djalin e tij të mitur.

Sipas njoftimit të policisë Admir Duro ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm me djalin e tij 17-vjeçar, Miri Duro.

Por prej tre ditësh ai e kishte mbyllur në shtëpi adoleshentin dhe e mbante të lidhur dhe pa ushqim.

Kanë qenë të bërtiturat e 17-vjeçarit që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, të cilët kanë njoftuar policinë.

Në momentin që efektivët arritën në vendngjarje 42-vjeçari nisi ti godiste me sende të forta nga çatia e shtëpisë dy katëshe.

Por pas shumë përpjekjesh Admir Duro u bind nga policia të dorëzohej.

Djali i shpëtua dhe u shoqërua spital në gjendje të rëndë psikike.

ttt.PNGberti.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032408237457275