INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turi në Ballkan, Juncker: Nuk premtova data anëtarësimi, në Shqipëri u kuptua më pak

Turi në Ballkan, Juncker: Nuk premtova data anëtarësimi, në Shqipëri u kuptua më pak

Publikuar më: 13:23 01-03-2018

Vetëm pak orë pas përfundimit të turit në Ballkanin Perëndimor, kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker në një intervistë për Deutsche Welle shprehet se nuk premtoi data anëtarësimi dhe nuk ka ndërmend ta bëjë në ditët e ardhshme.

Sipas tij një gjë e tillë u kuptua më pak në Shqipëri dhe se rekomandimet për vendin tonë do të jepen në prill por sipas tij edhe rekomandimet nuk dihet sesi do të jenë sepse duhen bërë ndryshime thelbësore.

‘Gjatё tё gjitha stacioneve tё turit nё Ballkan unё nuk premtova data antarёsimi dhe as nuk do ta bёj kёtё nё ditёt e ardhshme, madje as pёr vendet qё ndёrkohё janё duke negociuar pёr antarёsimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga pёrfytyrimet kalendarike. Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me kёtё ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale’ u shpreh Juncker.

Sa i përket konflikteve kufitare ai shprehet se të tilla konflikte nuk mund të importohen në BE dhe janë pjesë e rëndësishme e kushteve të vendosura.

‘Ne duam tё sjellim stabilitet nё kёtё hapёsirё, por nuk duam qё kjo tё na shpёrblehet me destabilizim’ shtoi Juncker.

I pyetur se ku qëndron dallimi mes vendeve mё tё avancuara dhe atyre ende nё pritje tё dritёs sё gjelbёr pёr hapjen e negociatave Juncker shprehet se dnër të tjera në Shqipëri duhen bërë shumë përparime pasi hasen intensivisht probleme me krimin e organizuar.

‘Serbёt negociojnё prej disa kohёsh, ndaj edhe kanё mё shumё pёrparime pёr tё komunikuar nё krahasim p.sh. me shqiptarёt, qё ende nuk kanё hyrё nё procesin e negociatave. Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si njё artikull eksporti jashtё vendit. Pra e kam tё qartё qё gjatё kёtij turi nuk do tё jem i dёshiruar, sepse nuk premtoj asnjё datё’ përfundoi kreu i Komisionit.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936