INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëhiqet drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Dorëhiqet drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar më: 13:09 01-03-2018

Hope Hicks, drejtoresha e komunikimit të Presidentit Trump dhe një nga këshilltaret e tij më jetëgjatë, tha të mërkurën se ajo planiãkon të largohej nga Shtëpia e Bardhë në javët e ardhshme.

Hicks, 29 vjeç, ish modele, e cila u bashkua me fushatën presidenciale të Trump, pa asnjë përvojë politike, u bë e njohur si një nga ndihmëset që e kuptuan personalitetin dhe stilin e Trump dhe mundi të bindte presidentin për të ndryshuar pikëpamjet e tij.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin për largimin e Hicks të mërkurën, një ditë pasi Hicks dëshmoi përpara Komitetit të Inteligjencës të Dhomës për nëntë orë si pjesë e hetimit të panelit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet Presidenciale të 2016-ës.

Shtëpia e Bardhë tha se data e saktë e largimit të Hicks nuk ishte vendosur ende, por ajo do të largohet në javët e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383