INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tuba Büyüküstün i 'mbyll gojën' fansit që i tha se e ka në terezi: 'Ne nuk na bien paratë nga qielli ...'

Tuba Büyüküstün i 'mbyll gojën' fansit që i tha se e ka në terezi: 'Ne nuk na bien paratë nga qielli ...'

Publikuar më: 20:28 31-03-2020

Aktorja Tuba Buyukustun gjatë kësaj kohe pandemie ka qëndruar shumë aktive në rrjete sociale duke dhënë mesazhe për fansat.

Së fundmi një fans i shkruajti aktores se ajo e ka në terezi dhe qëndron në shtëpi sepse është e pasur ndërsa qytetarët u duhet të punojnë për të fituar para.

Këtij komenti, aktorja iu përgjigj duke shkruar se paratë nuk vijnë nga qielli dhe se të gjithë duhet të ndërgjegjësohen të qëndrojnë në shtëpi për të mirën e tyre dhe të vendit.

“Askujt nga ne nuk i bien paratë nga qielli. Ne po mundohemi të vendosim unitet këtu. Po qëndrojmë në shtëpi sepse është mirë për të gjithë. Nëse e lëmë virusin të përhapet, sistemi shëndetësor në Stamboll do të futet në kolaps”-u përgjigj aktorja. 

 

Article Logic
Execution time: 0.003018856048584