INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa vjeç mbushi? Në ditën e saj të lindjes, Fifi publikon bashkëpunimin me Remzie Osmanin! Në klip shumë yje të showbizit [VIDEO]

Sa vjeç mbushi? Në ditën e saj të lindjes, Fifi publikon bashkëpunimin me Remzie Osmanin! Në klip shumë yje të showbizit [VIDEO]

Publikuar më: 20:30 31-03-2020

Gjatë këtyre ditëve delikate për vendin tonë, disa personazhe të njohur janë përpjekur të krijojnë një sërë formash argëtimi për ndjekësit e tyre, ndërsa këngëtarët kanë vendosur të publikojnë projektet e tyre muzikore të realizuara më parë, duke ndikuar kështu pozitivisht në gjendjen e tyre.

Kështu ditën e sotme këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi feston ditëlindjen.

Ajo mbush 26 vjeç dhe në këtë ditë ka vendosur të bëjë një surprizë për fansat e saj.

Fifi ka publikuar këngën e re me titull “Lezet” dhe ajo është në bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore, Remzie Osmanin.

Kënga duket se është realizuar para se në vendin tonë të shfaqej pandemia e koronavirusit, pasi në klip ka shumë personazhe.

Për të realizuar klipin, Fifi ka organizuar një festë ditëlindjeje dhe pjesë ka bërl emra të njohur të ekranit, si Olsi Bylykun, Young Zerkën apo Romeo Veshajn.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211