INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Truproja tërheq fotografen që të hapë rrugën, Bella Hadid ndërhyn e inatosur [VIDEO]

Truproja tërheq fotografen që të hapë rrugën, Bella Hadid ndërhyn e inatosur [VIDEO]

Publikuar më: 16:15 14-09-2017

Nuk është hera e parë që supermodelet të jenë pjesë e "sherreve" mes truprojave dhe paparacëve. Këtë herë, ama, Bella Hadid bëri më të mirën e saj.

Stafi i saj nuk mund të mungonte padyshim as në javën e modës në Nju Jork. Pas sulmeve të motrës së saj Gigi në Milano Fashion Week vitin e kaluar (nëse e keni harruar, një fans i saj iu hodh nga pas) Bella rriti numrin e truprojave. Por kur ata nuk sillen mirë më paparacët e shumtë që e ndjekin kudo, Bella nuk toleron. Në përfundim të sfilatës së Michael Kors, teksa po largohejpër në makinën që e priste pak metra më tutje, një nga truprojet ishte duke shtyrë një fotografe për t’i hapur rrugën Hadid. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak modeles 20-vjeçare dhe ndërhyu menjëherë.

"A mundet, ju lutem, mos e prekni", i tha Hadid truprojes, i cili pretendoi se nuk e shtyu fotografen.

Bukuroshja nuk u largua pa u siguruar që fotografja ishte mirë. Në video dëgjohet teksa Bella e pyet atë: “A jeni mirë”? Pas kësaj iu drejtua edhe një herë truprojes duke i thënë që të mos prekte njeri, dhe më pas u largua për nga makina që e priste.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393