INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Labinot Tahiri bën thirrje për ndihmë [FOTO]

Labinot Tahiri bën thirrje për ndihmë [FOTO]

Publikuar më: 16:18 14-09-2017

Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri prej kohësh njihet për nismat dhe veprat e tij të bamirësisë. Janë të shumta familjet që Labinoti ka ndihmuar , madje edhe duke iu ndërtuar shtëpitë.  Ndërsa këtë herë ai ka bërë një thirrje për ndihmë ku iu drejtohet të gjithëve për rastin e një vajze të sëmurë nga Podujeva e cila ka nevojë për shumën e 17.000 eurove. Këngëtari ka postuar një status ku ndër të tjera shkruan se pagën e tij prej 1200 eurosh e ka dhuruar por iu bën thirrje edhe të tjerëve që t’i bashkohen kësaj ndihme qoftë edhe me një donacion të vogël.

Statusi i plotë

Rast i rëndë...! Mirëdita të dashur njerëz, shpresojë se jeni mirë të gjithë.

Unë do të veproj sipas asaj që e thash para pak ditëve, se Rrogen time vlerë 1200 EU, do ta jap për ndonje rast të veqant!  Tani ndjej obligim që për këtë fëmijë në gjendjje të rëndë ta dhuroj rrogën time të cilën e marrë si meditje nga Parlamenti jonë.

Vajza vuan shumë dhe është nga Podujeva! Unë i lus të gjithë Deputetët e Kuvendit tonë, ne rastëse kanë mundesi nga 10 euro e deri ku ju thot shpirti, ta ndihmojmë këtë vajzë se kjo mund të është femijë i yni siq i kemi nëpër familjet tona.

Unë isha, jam dhe do mbetëm i tillë të veproj aty ku tupani rrah për ata që kanë vesh.

Këtë mundesi e kam dhe këtë po e bëj duke bërë apel edhe tek të gjith njerëzit që ta ndihmojmë këtë engjull. Vajzes i duhen 17.000 euro vlerë..!

Unē po e nisi ndihmen ndersa kush do që ka mundesi ta përfundojnë këtë kerkesë te babait të saj

Me respekt, Labinot Tahiri.

zxfd_gdfg.png

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105