INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump ndan çmimet ‘Fake News’, triumfon New York Times

Trump ndan çmimet ‘Fake News’, triumfon New York Times

Publikuar më: 13:23 18-01-2018

Trump nuk e ndal ironinë ndaj mediave që herë pas here kundërshtojnë deklaratat e tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ndarë çmimet ‘Fake News’ për prestigjozet New York Times, Washington Post, Newsweek, Time, ABC dhe CNN.

Një deklaratë të tillë manjati sigurisht e publikoi në rrjetin social twitter. Por jo gjithçka eci siç duhet, linku ku shpjegoheshin çmimet nuk funksionoi.

Dhe vetëm pak orë më vonë bëhen me dije fituesit dhe motivacionet.

New York Times me motivacionin se kishte publikuar në mënyrë të rreme se administrata Trump ka fshehur një raport mbi klimën.

Washington Post sepse kishte publikuar një foto të Trump e cila sipas tij u hodh poshtë.

Manjati dëshiroi të bënte pjesë në 10 edhe një çmim të 11 i cili do të shkonte për lajmet mbi çështjen Russiagate të cilën e përcakton si mashtrimin më të madh kundër popullit amerikan.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779