INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump ‘mëshiron’ Clinton, nuk do të ketë ndjekje penale ndaj saj

Trump ‘mëshiron’ Clinton, nuk do të ketë ndjekje penale ndaj saj

Publikuar më: 10:15 23-11-2016

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk do ta vazhdoj hetimin e mëtejshëm ndaj Hillary Clintonit, lidhur me përdorimin e emailit privat ndërsa ishte sekretare amerikane e shtetit, ka thënë një këshilltare e lartë e tij.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Trump kishte kërcënuar se do ta burgoste rivalen e saj demokrate, nëse ai zgjedhej president.

Por, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, gjatë një interviste për MSNBC se ai do të tërhiqet nga përkushtimi i tij për emërimin e prokurorit special për të hetuar lidhur me aksionet e zonjës Clinton.

Conway tha se ish-sekretarja e shtetit “duhet ende të ballafaqohet me faktin se shumica e amerikanëve nuk e konsideron atë të jetë e sinqertë ose që mund t’i besohet”.

“Nëse Donald Trump mund të ndihmojë në shërimin e plagëve të saj, kjo me gjasë është gjë e mirë”, tha Conway.

FBI ka zhvilluar hetime kundër Hillary Clinton lidhur me përdorimin e serverit privat të e-mailave ndërsa ishte sekretare e shtetit dhe ka konkluduar se aksionet e saj ishin pakujdesi, por nuk kishte bazë për paraqitje të akuzave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607