Nëse disa pedagogë përdorin persona të tjerë, kjo pedagoge e Universitetit të Vlorës as që nuk e çon nëpër mend tu japë ndonjë pjesë të parave sekserëve. Madje ajo ka caktuar një studente që të bëjë punën e sekserit, por ajo nuk përfiton asnjë gjë, për më tepër paguan për të marrë provimet e saj. Ky rast është denoncuar në emisionin investigativ “Stop” dhe në video duket qartë nga kamera e fshehtë se si studentja e mallkon pedagogen teksa flet me një studente tjetër që kërkon të paguajë për notën. Tarifa që duhet të paguanin studentët ishte 15 mijë lekë të reja për çdo provim.








23 Oct 2025 


