INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump diplomatik apo më shumë presion, fton për bisedime diktatorin Kim Jong-un

Trump diplomatik apo më shumë presion, fton për bisedime diktatorin Kim Jong-un

Publikuar më: 15:32 07-11-2017

Përballë kërcënimit të armëve bërthamore, gjatë vizitës në kontinentin aziatik Presidenti i SHBA-së Donald Trump mesa duket ul paksa tonet. Madje ai ka ftuar për bisedime Korenë e Veriut dhe sigurisht tema e bisedimit do të jenë armët bërthamore.

Më një ton më të butë, duke lënë mënjanë ironinë që e karakterizon Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se uron shume që të mos përdorë forcën ushtarake kundër Penianit.

Gjatë konferenëcs për shtyp së bashku me homologun e Koresë së Jugut ata bënë thirrje që Kina dhe Rusia të ushtrojnë më shumë Presion mbi Penianin.

Sikurse i kërkoi edhe kryemnistrit japonez Trump u shpreh se do të ishte i gatshëm të armatoste shtetet aziatieke. Nga ana tjeter Mbërritja e presidentit amerikan Donald Trump në Seul u shoqërua me një demonstrim madhor force në oqeanin Paqësor.Veprime të cilat Koreja e Veriut i ka konsideruar provokime.

Por sigurisht vizita e Trump në Azi u prit edhe me protesta ku qytetarë të shumtë mbanin në dorë karikatura të manjatit dhe diktatorit Kim Jong un si dhe mbishshkrime Jo luftë. Rreth 150 mijë policë janë shpërndarë në Seul për të garantuar sigurinë e Kreut te Shtepise se Bardhe.

E pikërisht udhëtimi i Trump në kontinent synon të ulë tensionet që kanë shpërthyer pas kërcënimit të armëve bërthamore si dhe të cojë mesazhin se aletatë janë bashkë kundër diktatorit Kim Jong un por shume analiste jane skeptike duke e parë vizitën e Trump si një fitil zjarri.

Article Logic
Execution time: 0.0030620098114014