INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm për bombë në parlamentin grek. Një pako e dyshimtë u gjet në oborrin e ndërtesës [VIDEO]

Publikuar më: 15:36 07-11-2017

Një pako e dyshimtë e gjetur në oborrin e ndërtesës së Parlamentit të Greqisë vuri në alarm gjithë forcat e sigurisë.  Media greke “Ekathimerini” raporton se alarmi i sigurisë së lartë u dha të martën.  Shërbimi zjarrfikës u thirr në vendngjarje dhe disa kamionë u vendosën pranë hyrjes së ndërtesës derisa ekspertët shqyrtuan pakon e dyshimtë dhe përcaktuan se nuk përmbante ndonjë eksploziv. Sipas burimeve, materiali u zbulua pas një ndërtese ndihmëse të përdorur nga stacioni televiziv i Parlamentit, Vuli. Shërbimet e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë në Greqi kanë shtuar së fundi masat e sigurisë. Ata kanë qenë veçanërisht vigjilente që pas arrestimit të fundit të një personi të dyshuar për lidhje me guerilasit, dhe që pas ndërtimit dhe dërgimit të disa bombave financiarëve grekë dhe atyre ndërkombëtarë. Vigjilenca është shtuar edhe pas rastit të plagosjes së ish-kryeministrit Lucas Papademos në maj.

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705