INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tropojë, punonjësi i servisit humb jetën tragjikisht. Ra në kontakt me energjinë elektrike

Tropojë, punonjësi i servisit humb jetën tragjikisht. Ra në kontakt me energjinë elektrike

Publikuar më: 17:17 22-08-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bajram Currit, ku një 57-vjeçar nga Shoshani ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Policia ka bërë të ditur se M.L. po punonte ditën e hënë në një servis makinash kur ndodhi ngjarja e rëndë. Me anë të njoftimi policia ka zbuluar disa detaje për ngjarjen “Më datë 21.08.2017, shtetasi M. L., 57 vjeç, banues në fshatin Shoshan, duke punuar në servisin në lagjen “Dardania”, qyteti Bajram Curri, nga pakujdesia ka rënë në tensionin e energjisë elektrike dhe ka gjetur vdekjen”.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102