INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri austriak, kujdes nga ato që po ndodhin në Ballkan

Ministri austriak, kujdes nga ato që po ndodhin në Ballkan

Publikuar më: 16:05 22-08-2017

Në një shkrim të sajin gazeta gjermane “Handelsbalt” ka analizuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rreziqet e mundshme që kjo pjesë e rajonit të largohet përfundimisht nga influence perëndimore. Duke ju referuar një prononcimi për gazetën të Ministrit të Jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz paralajmëron se ndikimi në rritje i Turqisë, Rusisë, dhe madje edhe i Arabisë Saudite në këtë pjesë të Europës mund të bëjë që BE-ja dhe SHBA të humbasin kontrollin mbi këto vende si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnje- Hecegovina dhe Maqedonia. Në funksion të parandalimit të kësaj që po ndodh, kryediplomati austriak Kurz, thirrje për përshpejtimin e procesit të aderimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
"Në Sarajevë dhe Prishtinë gratë paguhen që të veshin burka në publik. Ne nuk mund ta shohim dhe të mos bëjmë asgjë", deklaroi ai për gazetën Handelsbalt, duke theksuar se mes Shteteve në rajon ka ende  tensione serioze.
Gazeta raporton gjerësisht mbi përpjekjet e BE-së dhe NATO-s për të mbajtur nën ndikimin e saj këto vende  dhe vë në dukje "konkurencën" mes njëra tjetrës, me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite. Për sa i përket rolit të Gjermanisë, "Handelsblatt", kujton se në vitin 2014 ndërmori iniciativën për të intensifikuar marrëdhëniet me Ballkanin, duke i inkurajuar reformat dhe bashkëpunimin në kuadër të "Procesit të Berlinit". Kjo iniciativë nuk pati shumë progres, çka detyroi Gjermaninë të ofrojë paketën Berlin Plus.
Gazeta shkruan se Turqia nga ana tjetër, është e fokusuar në Ballkan për arsye sa emocionale aq edhe logjike.
 "Shekujt e dominimit turk në Ballkan lanë pas pakica myslimane dhe një trashëgimi kulturore dhe arkitektonike. Shumë monumente historike jane restauruar nga agjencitë e qeverisë turke", raporton gazeta gjermane, duke shtuar se Ankaraja po nxit një axhendë ekonomike shumë racionale dhe të studiuar mirë.
Kohët e fundit investimet turke janë shtrirë në minierat e Kosovës dhe aviacionin civil në Shqipëri, ndërsa në maj u nënshkrua marrëveshja e tregtisë së lirë me Bosnjën. Në të njëjtën kohë, Rusia duket se po shfrytëzon lidhjet historike dhe fetare kryesisht me Serbinë. Serbët, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, janë në pjesën dërrmuese prorusë dhe nuk shohin me simpati NATO-n, analizohet ekspasioni ekonomik i Turqisë në rajonin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826