INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet pallati mbretëror/ Media prestigjioze ‘’nxjerr në dritë’’ tradhtinë e princit me gruan e aristokratit

Tronditet pallati mbretëror/ Media prestigjioze ‘’nxjerr në dritë’’ tradhtinë e princit me gruan e aristokratit

Publikuar më: 19:30 09-04-2019

Pallati mbretëror po përballet me goxha vështirësi në këtë periudhë. Mediat kanë një interes të veçantë rreth mistereve që fshihen në të dhe jetës private të princërve dhe mbretërve.

Tashmë disa media në Angli po qarkullojnë me shpejtësi lajmin se Princi William ka tradhtuar Kate Middletton me aristokraten Rose Hanbury, e njohur edhe si markezë e Cholmondeley, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë

Kate është përplasur menjëherë me William, por ai ka mohuar çdo akuzë.

Prej kësaj ka ardhur edhe vendimi i Kate që të mos shoqërohej më me familjen Cholmondeley.

“Ata duken si një çift i përkryer që nuk mund të bëjë asgjë të gabuar. Por realiteti është se shumica e çifteve kanë probleme dhe Ëilliam dhe Kate nuk janë ndryshe”, citon burimi.

Thuhet se kjo histori është e ngjashme me atë të Princit Charles me Camillia Parker Bowles, në kohën kur ishte i martuar me princeshë Diana.

Ndërkohë avokatët ligjorë të pallatit kanë filluar kërcënimet se këto thashetheme do dënohen në mënyrë shembullore.

Kate-Middleton-Rose-Hanbury-1-1024x694.jpg

Prince-William-and-Rose-Hunbury.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986