INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një rrëfim të sinqertë, Almeda Abazi shpjegon emrin që ka zgjedhur për djalin dhe jep premtimin: ''Efehan do të mësojë shqip..''

Në një rrëfim të sinqertë, Almeda Abazi shpjegon emrin që ka zgjedhur për djalin dhe jep premtimin: ''Efehan do të mësojë shqip..''

Publikuar më: 20:55 09-04-2019

Almeda Abazi prej 9 muajsh ka shijuar atë që ajo e cilëson si një nga ngjarjet më të bukura në jetën e saj.

Në një intervistë ekskluzive për “revistawho.com” aktorja shpjegoi gjithçka nga si e priti çifti, tek emri që kishin zgjedhur dhe gjithashtu dha premtimin se fëmijës së saj do t’i fliste gjithmonë shqip.

Almeda tha se fëmija ishte një surprizë e vërtetë dhe jo diçka e planifikuar.

Ajo tha se nuk është shqetësuar aspak për ndryshimet në trupin e saj edhe pse ka shtuar 13 kilogramë, por vetëm ka shijuar lëvizjet e bebit në barkun e saj.

E pyetur për emrin e djalit, modelja u shpreh se e ka zgjedhur Efehan për këtë arsye:

“Po, Efehan. Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan.”

Almeda vazhdoi më tej duke thënë se bebi-t të saj do t’i flasë gjithnjë shqip, ndërsa turqishten do t’ja lërë t’ia mësojë Tolgahan.

thumbnail_14CB0DF8-DC02-4B47-9C1B-CFCC28F2B3EB.jpg

thumbnail_F148B3E8-0B14-4315-97D2-A1B3D2BA51AD.jpg

thumbnail_Almeda-abazi_Artboard-5-600x789.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229