INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse, 50-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual të nuses dhe mbesës

Tronditëse, 50-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual të nuses dhe mbesës

Publikuar më: 09:21 12-06-2018
Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan. Policia ka arrestuar një 50- vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe mbesën e tij të mitur.
Në pranga është vënë Filip Qosja, banues në fshatin Mjekës. "Shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe mbesën e tij të mitur me inicialet E.Q, 14 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës" ka thënë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, "Dhunë në Familje" dhe "Vepra të turpshme" të parashikuara nga nenet 130/a dhe 108/a i Kodit Penal. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344