INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejt Shna Ndout! Policia merr masa për pelegrinazhin....

Drejt Shna Ndout! Policia merr masa për pelegrinazhin....

Publikuar më: 09:16 12-06-2018

Sot nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë marshojnë në këmbë, drejt vendit të shenjtë, për tu lutur. Që gjithçka të jetë sa më e kontrolluar si rrugët ashtu dhe siguria në vendin e shenjtë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka sqaruar masat për sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas pelegrinazhit. Në disa segmente rrugore, lëvizja e makinave do të kufizohet. Policia e Lezhës u ka bërë thirrje qytetarëve, që të jenë të mirëkuptueshëm për këtë ditë të veçantë, duke përdorur akse të tjera rrugore.

Ja masat:
– Nga ora 08:00 datë 12.06.2018 deri në ora 24:00 datë 13.06.2018, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:
“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”
Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik (autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.
– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë, pasi bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vende të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Article Logic
Execution time: 0.0036838054656982