INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ ‘Ndihem shumë seksi!’. Spikerja e njohur e dashuruar me palestren [VIDEO]

Trokit/ ‘Ndihem shumë seksi!’. Spikerja e njohur e dashuruar me palestren [VIDEO]

Publikuar më: 14:35 11-04-2019

E enjtja në emisionin ‘Trokit’ iu dedikua kujdesit ndaj vetes, sidomos ushtrimeve fizike. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio spikeren, moderatoren e njohur Suela Demiri dhe instruktoren Alma Kulli.

11111.jpg

Suela na rrëfeu se ka një marrëdhenie të ngushtë me palestrën e jogën dhe se prej kohësh ka gjetur paqen me veten, fizikun dhe mendjen e saj. Ajo pranon se gazetaria i kishte falur një jetë sedentare dhe se tashmë ka rigjetur vetveten. Mësuam në ‘Trokit’ se e nisi palestrën pasi kishte lexuar për një çift të moshuarish që vlerësoheshin shumë seksi online. Kaq mjaftoi që Ermali ta pyesi se sa seksi ndihet ajo tani pas palestrës:

‘Nuk duhet ta them unë, por meqe po më pyetët nga 1-10, 15 (qeshin të gjithë). Unë në fillim s’mbaja dot as krahët ngritur, as 10 sekonda. Tani mbaj edhe pesha, nuk i ul direkt si në fillim.’ – rrëfeu Suela.

Si rrallë herë moderatorja e njohur ushtroi pilates edhe në studio.

aaaacdasdsad.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038201808929443