INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritol shtëpisë së policit në Bubq. Policia zbardh ngjarjen

Tritol shtëpisë së policit në Bubq. Policia zbardh ngjarjen

Publikuar më: 09:25 02-07-2018

Banesa e një efektivi të policisë është vënë në shënjestër. Sipas të dhënave të policisë një sasi eksplozivi është vendosur në banesën e një punonjësi të policisë së burgjeve.
Sipas informacioneve lënda plasëse nuk ka shpërthyer, dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq të Fushë-Krujës.
Po punohet gjithashtu për të mësuar nëse polici i burgjeve ka konflikte me persona të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.
Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816