INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritol makinës së policit në Shkodër

Tritol makinës së policit në Shkodër

Publikuar më: 09:17 19-06-2018

Rikthehen shpërthimet me tritol. Kësaj radhe në shënjestër është vënë makina e një efektivi të policisë. Sipas të dhënave të para një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një polici në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ndërsa sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit Agim Bushgjoka.
Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale në mjetin e policit Bushgjoka.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Shkodrës. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë.
Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie, çka e bën më të vështirë dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet, ndërsa një nga pistat është dhe detyra që Bushgjoka ushtronte.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939