INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre shenjat që tregojnë se mes jush ka më shumë se shoqëri

Tre shenjat që tregojnë se mes jush ka më shumë se shoqëri

Publikuar më: 17:47 18-02-2019

Të tjerët e shohin

Nëse miqtë ju pyesin shpesh nëse po dilni bashkë, kjo është një shenjë që mes jush ka më shumë se miqësi. Ndoshta mes jush ka kaluar faza e miqësisë dhe thjesht nuk e kuptoni që tashmë silleni si çift. Është e mira që të diskutohet kjo gjë para se të ngatërrohet dhe të sqaroni me njëri- tjetrin nëse jeni çift, apo njëri prej jush ka ngatërruar gjërat.

Intimitet

Nëse ndjen se çdo herë që përshëndeteni nuk thoni thjesht mirupafshim, por putheni dhe përqafoheni, kjo tregon se ka diçka më shumë në raportin tuaj shoqëror. Ndoshta kërkon raste dhe justifikime për ta prekur shpesh, ose i ulesh shumë afër kur e takon apo shihni televizor bashkë.

Jeni gjithmonë bashkë

Mund të kesh shumë miq, por ai mbetet i preferuari yt. Ndjehesh shumë komode me të dhe ke shumë dëshirë të ndash me të edhe ndjesitë e tua më intime. Nuk ka rëndësi nëse është mëngjes apo natë vonë, ke dëshirë të flasësh me të gjithmonë./CNA.al

Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871