INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre aktorët që do të luajnë serialin e Maradonës në Amazon

Tre aktorët që do të luajnë serialin e Maradonës në Amazon

Publikuar më: 17:21 12-09-2018

Amazon raportohet të jetë duke krijuar një serial televiziv të bazuar te jeta e legjendës së Napolit dhe Argjentinës Diego Maradona.

Sipas Corrirere della Sera, tashmë është gjetur edhe aktori që do të luajë ish-futbollistin dhe seriali pritet të jetë në Amazon Prime Video së shpejti.

Gazeta shpjegon se Nazareno Casero, Juan Palomino dhe Nicolas Goldschmidt kanë luajtur rolin e nr. 10 në momentet kyçe të karrierës dhe jetës personale të Maradona-s.

Deri tani janë prodhuar dy filma për trajnerin e ri të Dorados de Sonaloa, një i regjisorit Emil Kusturica dhe një i Marco Risi.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371