INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri Vula: Me bo 'diss' për Messin, ta thej mesin! [VIDEO]

Ledri Vula: Me bo 'diss' për Messin, ta thej mesin! [VIDEO]

Publikuar më: 14:12 04-11-2016

Dikur pjesë e një grupi, tashmë dy artistë në konkurencë me njëri-tjetrin.

Të paktën këtë na la të kuptonim publikimi i këngës "Maradona" nga ana e Skivit dhe Cozman, e cila duke u nisur nga vargjet u përfol se ishte një 'diss' për remix-in me titull "Messi" të Ledrit, Lumi B, Gjikos dhe Skerdit. Një thasheshethem ky të cilin Ledri nuk ngurroi ta komentonte për herë të parë në intervistën e realizuar nga gazetari jonë Albi. “Me bo diss për Messin, ta thej mesin. Nuk munesh me bo diss për Messin, po t’kallxoj drejt. S’është diss për Messin, ata kanë respekt për neve”, ishin konkretisht fjalët e sinqerta të Ledrit për mikrofonin e IN Tv. Por mesa duket pavarësisht gojëve të liga lart e poshtë, mes ish-bashkëpunëtoreve ekziston ende respekti. Sepse siç e tha edhe vetë Ledri gjatë një momenti tjetër të intervistës, kur i vlerëson të tjerët do të thotë që ti ndihesh mirë në lëkurën tënde si artist!

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541