Vitet e fundit Shqipëria po merr një zhvillim të madh në sport. Përvec sporteve tradicionale në vendin tonë po hyjnë edhe sporte nga vende të ndryshme të botës. Së fundmi Crossfit është sporti që po bën “telef” të gjithë rininë shqiptare. Në një intervistë për emisionin Adrenalinë në IN Tv, trajnerja e Crossfit, Adela Brari tha se ky është një disiplinë që po pëlqehet shumë nga të rinjtë shqiptarë.
“Crossfiti është një sport që kërkon një intesitet të lartë dhe ka një shumëllojshmëri ushtrimesh të cilat vendosin në punë gjithë trupin. Do shumë punë, të lodh dhe të bën telef me pak fjalë”- tha Adela për IN Tv.
E pyetur se si është pjesmarrja në palestër në raportin djem-vajza, trajnerja rrëfeu se është e barabartë, por është një sport ku vajzat sfidojnë djemtë.
Intervista e plotë:








4 May 2026 





