INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të bëhesh një çiklist profesionist në Shqipëri? Trajneri tregon kushtet që duhet të plotësoni [VIDEO]

Si të bëhesh një çiklist profesionist në Shqipëri? Trajneri tregon kushtet që duhet të plotësoni [VIDEO]

Publikuar më: 10:11 25-10-2018

Çiklizmi në Shqipëri është një sport jo shumë i përhapur, por që dita ditës po zhvillohet. Në një intervistë për emisionin Adrenalinë në IN Tv, trajneri i çiklistëve femra Mejdin Malhani rrëfeu shumë detaje për biçikletën. Ai tha se ky sport po zhvillohet dhe po bëhet një kulturë në vendin tonë duke filluar që nga moshta e vogla si dhe po shikohet një numër i madh femrash që po praktikojnë biçikletën. Trajneri tregon dhe kushtet që një vajzë duhet të plotësojë për tu bërë pjesë klubit të çiklisteve femra të Partizanit.

“ Cdo person sidomos vajzat duhen të kenë dëshirën për të bërë sport. Mjafton të shprehin dëshirën të pedalojnë dhe ne kujdesemi për ti çuar ata drejt kritereve që duhen për të zhvilluar sportin”- u shpreh çiklisti Malhani për IN Tv.

I pyetur nëse një person i shëndoshë mund të bëhet çiklist, Malhani u shpreh se nuk ka një refuzim, dhe se sigurisht që pranohet. Një person i shëndoshë më parë duhet të bëjë një stërvitje në palester që kur të dali në terren të jetë i gatshëm dhe mos të ketë problem shëndetësore.

Malhani tha se shpesh bëhen organizime me biçikleta ku i gjithë grupi lëviz në një qytet jashtë Tirane.

Intervista e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0033080577850342