INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri Panuçi i bën dhuratën më të bukur për ditëlindje talentit shqiptar

Trajneri Panuçi i bën dhuratën më të bukur për ditëlindje talentit shqiptar

Publikuar më: 14:34 15-10-2018

Xhakomo Vrioni është talenti shqiptar, i cili karrierën e tij futbollistike e ka nisur në Itali. Ai madje ka arritur deri aty sa të debutonte në ekipin U-19 të Italisë, por një ftesë nga trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi bëri që ai të vishte fanellën kuqezi

Debutimin e parë me ngjyrat kuqezi e pati kundër kombëtares që e formoi si futbollist e pati ndaj Italisë, në një ndeshje miqësore të U-21 një muaj më parë. Në atë sfidë Vrioni arriti jo vetëm të debutonte, por të shënonte një gol, që tërhoqi menjëherë vëmendjen e trajnerit Panucci.

Ai menjëherë i dha një shans djaloshit të ri të stërvitej me kombëtaren e parë dhe më pas u grumbullua edhe në ndeshjen kundër Izraelit.

Në minutën e 73’ të takimit ndaj Izraelit, Shqipëria po mundej pavarësisht se dominonte. Balaj edhe pse pranë golit nuk mundi të finalizonte dhe trajneri Panuçi vendosi zëvëndësimin e tij, me atë që pritej të ishte Rei Manaj, por në vend të tij hyri djaloshi 20 vjeçar, Vrioni.

Pak orë më vonë ai do të mbushte 20 vjeç dhe trajneri mesa duket i ka bërë atij dhuratën më të bukur për ditëlindje, atë të debutimit me kombëtaren kuqezi.

giacomo_1c.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988