INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kualifikimi/Cilat janë shanset që Shqipëria të kalojë në fazën tjetër

Kualifikimi/Cilat janë shanset që Shqipëria të kalojë në fazën tjetër

Publikuar më: 13:18 15-10-2018

Mbas humbjes së djeshme Shqipëria gjendet në një situatë shumë të keqe në grupin e 1 të Ligës C. Ajo mbetet në kuotën e 3 pikëve duke rënë në vendin e fundit të grupit, ndërsa Izraeli mban vendin e parë me 6 pikë.

Të dytët renditen skocezët me 3 pikë dhe me golavarazh më të mirë se i joni. Me këtë renditje aktuale, duhet një kombinim i frikshëm, për të shpresuar kualifikim nga vendi i parë.

Në ndeshjen e fundit në Shqipëri ndaj Skocisë, duhet një fitore 3-0, dhe golavarazhi i Shqipërisë do të shkonte +/- 0, ndërsa do të linim pas Skocinë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Skocisë dhe Izraelit, Shqipëria do duhej të priste humbjen 1-0 të Izraelit.Kujtojmë që në fillim merret për bazë golavarazhi në ndeshje direkte, e më pas golavarazhi total në grup.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030190944671631