Shqipëria zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke dominuar thuajse të gjithë ndeshjen, por u ndëshkua vetëm nga një gabim dhe nga një gol me fat.
Kuqezinjtë ishin të parët që kërcënuan portën e vendasve në minutën e 7-të me Balajn me një goditje me kokë, por tentativa e tij u ndal nga portieri vendas. “Gardiani” Harush disa sekonda më pas dha një asist fantastik për Hamed, i cili befasoi mbrojtjen tonë duke realizuar golin e avantazhit.
Portieri i Izraelit është protagonisti kryesor në ndeshjen e sotme, teksa në minutën e 22-të ndali Balajn, sërish pas një goditje të bomberit shkodran me kokë. 2 minuta më pas Uzuni depërton mjaft mirë në zonë, por ndalet në fund nga portieri vendas. Në minutën e 37-të, Xhaka godet mjaft mirë pas një goditje nga këndi, por sërish është Harush që i thotë jo duke e larguar topin nga trekëndëshi.
Fraksioni i dytë foli i gjithi për kuqezinjtë, por rastin e parë e pati Dabbour që pati mundësinë e parë të pastër për vendasit. Në minutën e 60-të, Memushaj kroson mjaft mirë për Balajn, por shkodrani me gjithë kërcënimin e madh, nuk arriti ta prekte topin. 2 minuta më pas Memushaj provoi nga një goditje dënimi, por sërish topi përfundoi jashtë kuadratit. Në minutën e 75-të Shqipëria pati një tjetër mundësi shumë të mirë me Xhaka që vendos në provë portierin Harush. Vendasit ndërkohë krijojnë dy shanse të mira me Dabbour në minutën e 80-të, por Strakosha e ndali në të dyja rastet.
Por nuk ishte e thënë, pasi në momentin tonë më të mirë, vendasit shënuan edhe golin e dytë. Në minutën e 83-të, Saba goditi në hyrje të zonës, teksa topi u prek pak nga Xhimshiti dhe më pas shkoi në rrjetën e Strakoshës. Kombëtarja jonë provoi që të reagone sërish me Memushajn, që provoi nga një goditje dënimi, por që u ndal nga portieri Harush.
Pas kësaj fitoreje, Izraeli ngjitet në krye të Grupi 1 në Ligën C, ndërkohë që Shqipëria mbetet në vendin e fundit me 3 pikë.
GOLI2 from Vimeointv.al on Vimeo.








10 Dec 2025 





