INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike/53-vjeçari nga zona e Mokrës doli të blinte ushqime, por ngriu nga i ftohti

Tragjike/53-vjeçari nga zona e Mokrës doli të blinte ushqime, por ngriu nga i ftohti

Publikuar më: 10:46 14-01-2019

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Qarkun Korçë, ku i ftohti i acartë dhe kushtet e vështira kanë marrë një tjetër jetë.

Mësohet se 53-vjeçari Ajet Zikollari doli nga banesa e tij në fshatin Selcë e Sipërme në Mokër të Pogradecit u nis me gomar drejt fshatit Proptishtit, për të marrë ushqime për familjen e tij, por nuk mundi të kthehet më.
Familjarët e alarmuar nisën kërkimet pasi gomari u kthye në banesë pa të zotin, dhe arritën ta gjejnë të pajetë teksa kishte ngrirë nga i ftohti i acartë.

Article Logic
Execution time: 0.0044200420379639