INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora dhe ngricat, ARRSH: Zonat problematike ku kalimi bëhet me zinxhir

Bora dhe ngricat, ARRSH: Zonat problematike ku kalimi bëhet me zinxhir

Publikuar më: 10:41 14-01-2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur situatën e të gjitha segmenteve rrugorë që kanë pasur probleme nga situata e renduar e reshjeve. Në një njoftim ARRSH bën të ditur se në akset ku ka pasur prezencë ngricash kontraktorët kanë punuar gjatë për zhbllokimin e segmenteve. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rajonin verior dhe qëndror të vendit ndërsa më e përmirësuar situate paraqitet në jug të vendit.
Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

auto_bore1483785245.jpg

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë:
Domaj- Drajë Rec, Qafë Mali- Fierzë, Ura e Cerenecit-Steblevë, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-UShtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:
Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave. Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij. Në akset e tjera qarkullimi është normal.

bora.jpgRajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:
Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir.Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme. Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir. Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039877891540527