Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm nën lëkundjet e një tërmeti me pasoja apokaliptike, që ka lënë pas viktima të plagosur dhe dëme të pallogaritshme në banesa. Tërmeti më i fortë ka qenë ai i orës 03:54 minuta, me magnidutë 6.4, që arrin intesitetin deri në 9 ballë në qytetin e Durrës, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në detin Adriatik.
Deri më tani raportohet për 7 viktima, 1 i ri në Kurbin që u hodh nga ballkoni, dy gra në Thumanë, dhe dy viktima në Durrës. Nxirren edhe dy trupa të pajetë tek vila Palma në Durrës. Në Thumanë dhe në Durrës dëmet kanë qenë më të mëdha dhe po punohet mbi rrënoja, pasi dyshohet që ka disa persona që janë aty, madje raportohet për familje, mes tyre dhe fëmijë.
Ministria e Shëndetësisë informon për personat e lënduar për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin. Janë 325 persona të lënduar në total që kanë marrë mjekim në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.
Deri tani tek Spitali i Traumës 135 të lënduar kanë marrë trajtim. Në Spitalin e Durrësit janë 130 të lënduar. Në QSUT, 60 raste. Qendra e koordinimit të urgjencës ka pritur 392 thirrje janë realizuar 91 misione në spitale.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore.









6 Nov 2025 





